Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Lajm

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-10 i AKS “ KT. për Makineri”
23 Oct 2020
Me datë 23.10.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.10, KT. për Makineri, nën drejtimin e Kryetarit të KT.N, Sadullah Avdiu Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (UP). Të pranishëm ishin edhe Arbër Dobreci (Intering-SHPK), Avdullah Jasiqi AMK (MTI). dhe Xajë Rraci nga Agjencia Kosovare për Standardizim (MT).
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-1 i AKS “ KT. për Ndërtim”
22 Oct 2020
Me datë 22.10.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr. 1, KT. për Ndërtim, nën drejtimin e Kryetarit të KT.N, Naser Kabashi Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (UP). Të pranishëm ishin edhe Hamdi Kurteshi, Lidhja e Inxhinierëve të Ndërtimtarisë (LINK-Kosova); Shkelzen Belegu, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK); Xhemail Metolli, Divizioni i Ndërtimit (MMPH); dhe Avdullah Kryeziu nga Agjencia Kosovare për Standardizim (MT).
Mblidhet Komiteti Teknik, KT - 11 i AKS, KT. për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion
19 Oct 2020
Mblidhet Komiteti Teknik, KT - 11 i AKS, KT. për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion. Më datë 19 tetor 2020, në Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e VI e Komitetit Teknik nr. XI e KT. për Lodra Pajisje Sportive dhe Rekreacion, nën drejtimin e Kryetarit të KT z.Enver Tahiraj - MKRS -Departamenti i sportit; znj.Lumturije Geci - MTI/Departamenti i Turizmit;z. Fatmir Godeni-N.T. “Sporting”
Takohet Këshilli Profesional i Standardizimit.
14 Oct 2020
Agjencia Kosovare për Standardizim, sipas Ligjit nr. 06/L-019 për Standardizim dhe Udhëzimit Administrativ nr. 08/2019 për Këshillin Profesional të Standardizimit, obligohet të mbaj takime të Këshillit dy herë në vit, për diskutim të Programit të Punës për 6 mujorin e parë dhe të dytë.
Sesione Informative për rolin dhe rëndësinë e standardeve.
02 Oct 2020
AKS, me datën 01 dhe 02 tetor 2020, mbanë sesione informative për nxënësit e shkollës së mesme “Hoxhë K. Prishtina”.
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-19 i AKS “ KT. për Eurokode të Strukturave”
29 Sep 2020
Me datë 29.09.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr. 19, KT. për Eurokode të Strukturave.
Mblidhet on-line Komiteti Teknik, KT-19 i AKS “ KT. për Eurokode për Struktura”
28 Jul 2020
Më datën 28.07.2020, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik për Eurokode të Strukturave, kjo mbledhje u mbajt on-line për shkak të masave mbrojtëse nga COVID 19.
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-13 i AKS “ KT. për Miniera dhe Minerale ”
29 Jun 2020
Më datë 29 qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt takimi i V-të i KT. për Miniera dhe Minerale.
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-6 i AKS “ KT. për Metrologji “
26 Jun 2020
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-6 i AKS “ KT. për Metrologji “.Më datë 26.06.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e IX e Komitetit Teknik për Metrologji.
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-4 i AKS për Transport dhe Shërbime Postare.
25 Jun 2020
Më datë 25.06.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e XI e Komitetit Teknik për Transport dhe Shërbime Postare.
Mblidhet online Komiteti Teknik, KT-7 i AKS “ KT. për Shëndetësi ”.
23 Jun 2020
Më datë 23 Qershor 2020, u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.7 , KT. për Shëndetësi, kjo mbledhje u mbajt online për shkak te masave mbrojtëse nga COVID 19, në konsultim me kryetarin e komitetit teknik Njazi Gashi. Materialin për shqyrtim e pranuan të gjithë anëtarët e Komitetit Teknik.
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-1 i AKS “ KT. për Ndërtim
19 Jun 2020
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-1 i AKS “ KT. për Ndërtim ” Më datë 19 Qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e XIII e Komitetit Teknik nr.1, KT. për Ndërtim, nën drejtimin e Kryetarit të KT z.Naser Kabashi - Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit/UP; Hamdi Sylejmani - Shoqata e Konstruktorëve të Kosovës- Arsyetim me e-mal zyrtar (i cili voton për, adoptimin listës se standardeve, si (SK) për diskutim publik të 11 standardeve të ndërtimit, për periudhë 60 ditë.); Hamdi Kurteshi, Lidhja e Inxhinierëve të Ndërtimtarisë/LINK-Kosova - Arsyetim me e-mal zyrtar (i cili voton për adoptimin listës se standardeve, si (SK) për diskutim publik të 11 standardeve të ndërtimit, për periudhë 60 ditë.) Shkelzen Belegu, Oda Ekonomike e Kosovës; Xhemail Metolli - Divizioni i Ndërtimit/MMPH dhe Blerta Vula Rizvanolli - Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, e cila voton për, adoptimin listës se standardeve, si (SK) për diskutim publik te 11 standardeve te Ndërtimit, për periudhë 60 ditë.
AKS ka publikuar standardin SK EN 14683:2019+AC:2020 “Maska mjekësore për fytyrën ose për kirurgji - Kërkesat dhe metodat e testimit”.
18 Jun 2020
AAKS ka publikuar standardin SK EN 14683:2019+AC:2020 “Maska mjekësore për fytyrën ose për kirurgji - Kërkesat dhe metodat e testimit”.
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-15 i AKS “ KT. për Mjedis ”
18 Jun 2020
Më datë 18.06.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e shtatë e Komitetit Teknik për Mjedis, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Tafë Veseli - MMPH-AMK, Merita Fetahu - Departamenti i Tregtisë/MTI, Nystret Avdullahu - Instituti INKOS; Filloreta Berisha - MMPH-AMK-Vëzhguese. Antigona Dervishaj-Ukëhaxhaj dhe Agron Veliu kanë njoftuar se pranuan materialin e KTMJ, si dhe njoftuan se nuk mund të ishin pjesë në këtë takim ku njoftuan që janë PRO shpalljes në diskutim publik të standardeve në proces.
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-9 i AKS “ KT. për Përpunimin e Drurit ”
18 Jun 2020
Më datë 18 qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt takimi i 10-të i KT. për Përpunimin e Drurit, nën drejtimin e Nënkryetarit të KT.PD-së, znj.Arieta Vula - Executive Director – SHPDK, Sheqer Ukaj - Elnor Furniture, Bekim Topalli - MBPZHR/Agjencioni Pyjor i Kosovës, Ilir Kryeziu dhe Burim Meqa - KWE.
191 gjetur, faqja7 nga13
7