Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-1 i AKS “ KT. për Ndërtim ” Më datë 19 Qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e XIII e Komitetit Teknik nr.1, KT. për Ndërtim, nën drejtimin e Kryetarit të KT z.Naser Kabashi - Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit/UP; Hamdi Sylejmani - Shoqata e Konstruktorëve të Kosovës- Arsyetim me e-mal zyrtar (i cili voton për, adoptimin listës se standardeve, si (SK) për diskutim publik të 11 standardeve të ndërtimit, për periudhë 60 ditë.); Hamdi Kurteshi, Lidhja e Inxhinierëve të Ndërtimtarisë/LINK-Kosova - Arsyetim me e-mal zyrtar (i cili voton për adoptimin listës se standardeve, si (SK) për diskutim publik të 11 standardeve të ndërtimit, për periudhë 60 ditë.) Shkelzen Belegu, Oda Ekonomike e Kosovës; Xhemail Metolli - Divizioni i Ndërtimit/MMPH dhe Blerta Vula Rizvanolli - Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, e cila voton për, adoptimin listës se standardeve, si (SK) për diskutim publik te 11 standardeve te Ndërtimit, për periudhë 60 ditë. Nga AKS morën pjesë; Sekretari i KT-1, për Ndërtim, Avdullah Kryeziu, Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishe adoptimi i 11 standardeve evropiane (EN) që lidhen me fushën e produkteve të ndërtimit duke u bazuar ne Rregulloren e BE-së (305/2011). Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit, këto standarde janë version i fundit nga CEN, njëherë kjo ishte edhe kërkesa e kryetarit te komitetit dhe anëtareve tjerë te komitetit. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 1. 19 Jun 2020 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural