Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Teknologji Informative

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Teknologji Informative
 Komiteti Teknik për Teknologji Informative

Më datë 27/09/2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Teknologji Informative, udhëhequr nga Kryetari i Komitetit Teknik, z. Neron Berisha  dhe Sekretarja e Komitetit Teknik znj.Besa Berisha.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 25 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e Teknologjisë Informative. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit.
 
Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve dhe implementimin e tyre në sektorin e Teknologjisë Informative, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në fushën e Teknologjisë Informative

Për me tepër informacione rreth standardeve të TI-së, apo informacione tjera të AKS, vizitoni:



 

 

27 Sep 2024