Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Paisje Mbrojtëse Personale

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Paisje Mbrojtëse Personale
Komiteti Teknik për Paisje Mbrojtëse Personale (KT-16)

Më datë 26/09/2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Paisje Mbrojtëse Personale,  drejtuar nga Kryetari i KT.PMP, z. Naser Lajçi  dhe Sekretari z.Zijadin Ismajli.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 5 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e Paisjeve Mbrojtëse Personale. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit.

Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Paisjeve Mbrojtëse Personale, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në këtë fushë, etj.

Për më tepër informacione rreth standardeve të Paisjeve Mbrojtëse Personale, apo informacione tjera të AKS, vizitoni:

26 Sep 2024