Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit (KT-2)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit (KT-2)
Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit (KT-2)

Më datë 31/10/2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit, i drejtuar nga Kryetari i Komitetit Teknik, z.Esat Gjakova  dhe Sekretari z.Mehdi Pllashniku.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 3 standardeve evropiane në sektorin e Derivateve të Naftës dhe Gazit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Derivateve të Naftës dhe Gazit, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në fushën e DNG, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: 
 
 
31 Oct 2024