Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Komiteti Teknik për Tekstil dhe Lëkurë Këpucë Më datë 20/09/2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Tekstil dhe Lëkurë Këpucë, i drejtuar nga Kryetari i Komiteti Teknik për Tekstil dhe Lëkurë Këpucë,z.Naim Hoxha dhe Sekretari z.Mehdi Pllashniku. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 5 standardeve evropiane në sektorin e Tekstil dhe Lëkurë Këpucë. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Tekstil dhe Lëkurë Këpucë, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në fushën e TLK, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit:
20 Sep 2024 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural