Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

AKS me sesione informative në kompanitë prodhuese

Shtëpi » Lajm »
AKS me sesione informative në kompanitë prodhuese
AKS me sesione informative në kompanitë prodhuese 

Agjencia Kosovare e Standardizimit është organ kombëtar që miraton standarde, i harmonizon ato dhe si rezultat stimulon fuqishëm zhvillimin ekonomik. Ne kuadër të punës se saj AKS ka filluar edhe vizitat në kompani të ndryshme për ti njoftuar nga afër lidhur me punën dhe standardet e miratuara nga AKS. Duke pasur parasysh që Industria ushqimore është ndër industritë më të suksesshme në Kosovë, sekretaria e Komitetet Teknik për Teknologji Agroushqimore në AKS vizituan kompaninë Premium Bakery SH.P.K. Graçanicë,  ndërmarrje e specializuar për prodhimin e brumërave.
 
Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.
 
Për me tepër informacione rreth standardeve për teknologji agroushqimore i gjeni në linkun:
 
https://aks.rks-gov.net/tc/?national_committee_id=12 
 
19 Apr 2024