Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-10 i AKS “ KT. për Makineri” Me datë 23.10.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.10, KT. për Makineri, nën drejtimin e Kryetarit të KT.N, Sadullah Avdiu Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (UP). Të pranishëm ishin edhe Arbër Dobreci (Intering-SHPK), Avdullah Jasiqi AMK (MTI). dhe Xajë Rraci nga Agjencia Kosovare për Standardizim (MT). Në pa mundësi për të marrë pjesë në takim anëtarët: Gurakuq Kastrati Departamenti i Industrisë (MTI), Skënder Berisha Koordinator në Qendrën e trajnimeve (KEK) dhe Valbona Kadrijaj (KEDS) lajmëruan në telefon se janë pro listës së këtyre standardeve që të dalin ne diskutim prej 60 ditëve.
Qëllimi kryesor i kësaj mbledhje ishte shqyrtimi i 29 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare EN ISO që lidhen me fushën e makinerisë. Identifikimi i standardeve është bërë nga nga AKS duke ju referuar kërkesës nga Departamentit Industrisë të bazuar në Direktivën e makinerisë (2006-42-EC). që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Të gjithë anëtarët e komitetit teknik për makineri pas shqyrtimit të listës me 29 standarde ishin pro hedhjes në diskutim publik të kësaj liste.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik 10.
23 Oct 2020 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural