Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet on-line Komiteti Teknik, KT-19 i AKS “ KT. për Eurokode për Struktura”

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet on-line Komiteti Teknik, KT-19 i AKS “ KT. për Eurokode për Struktura”

Mblidhet on-line Komiteti Teknik, KT-19 i AKS “ KT. për Eurokode për Struktura”


Më datën 28.07.2020, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik për Eurokode të Strukturave, kjo mbledhje u mbajt on-line për shkak të masave mbrojtëse nga COVID 19. 


Qëllimi kryesor i kësaj mbledhje ishte shqyrtimi/adoptimi i 14 standardeve evropiane që lidhen me fushën e betonit, çelikut, etj. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Të gjithë anëtarët e komitetit teknik për eurokode pas shqyrtimit të listës me 14 standarde ishin pro procedimit të këtyre standardeve dhe vendosjes së tyre në diskutim publik për periudhën 60 ditore.


Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 19.

 
28 Jul 2020