
| Lajm   31 Oct 2024 22 Oct 2024 03 Oct 2024 27 Sep 2024 26 Sep 2024 20 Sep 2024 Poll |    Komiteti Teknik për Mjedis (KT-15) Më datë 22.04.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Mjedis, i drejtuar nga Kryetari i KT. Mjedis, z. Tafë Veselaj dhe sekretarja  Albina Jashanica. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 7 standardeve të reja evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e mjedisit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e mjedisit, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në mjedis, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net 22 Apr 2024 | 
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

 
 
            
         
 