Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet online Komiteti Teknik, KT-7 i AKS “ KT. për Shëndetësi ” Më datë 23 Qershor 2020, u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr.7 , KT. për Shëndetësi, kjo mbledhje u mbajt online për shkak te masave mbrojtëse nga COVID 19, në konsultim me kryetarin e komitetit teknik Njazi Gashi. Materialin për shqyrtim e pranuan të gjithë anëtarët e Komitetit Teknik. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 26 standardeve Evropiane/Ndërkombëtare që lidhen me fushën e Shëndetësisë. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN dhe kërkesave te palëve te interesit, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqës së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Të gjithë anëtarët e komitetit teknik për shëndetësi pas shqyrtimit të listës me 26 standarde ishin pro procedimit të këtyre standardeve për diskutim publik. Gjithashtu, pati komente edhe për rritjen e ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 7.
23 Jun 2020 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural