Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-1 i AKS “ KT. për Ndërtim”

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-1 i AKS “ KT. për Ndërtim”

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-1 i AKS “ KT. për Ndërtim”


Me datë 22.10.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr. 1, KT. për Ndërtim, nën drejtimin e Kryetarit të KT.N, Naser Kabashi Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (UP). Të pranishëm ishin edhe Hamdi Kurteshi, Lidhja e Inxhinierëve të Ndërtimtarisë (LINK-Kosova); Shkelzen Belegu, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK); Xhemail Metolli, Divizioni i Ndërtimit (MMPH); dhe Avdullah Kryeziu nga Agjencia Kosovare për Standardizim (MT).

Qëllimi kryesor i kësaj mbledhje ishte shqyrtimi i 48 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare EN ISO që lidhen me fushën e ndërtimit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e MMPH dhe nga AKS duke ju referuar standardeve të  reja nga CEN, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Të gjithë anëtarët e komitetit teknik për ndërtim  pas shqyrtimit të listës me 48 standarde ishin pro hedhjes në diskutim të kësaj liste me standarde.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik 1.
22 Oct 2020