Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Takohet Këshilli Profesional i Standardizimit.

Shtëpi » Lajm »
Takohet Këshilli Profesional i Standardizimit.

 

Takohet Këshilli Profesional i Standardizimit

 

Agjencia Kosovare për Standardizim, sipas Ligjit nr. 06/L-019 për Standardizim dhe Udhëzimit Administrativ nr. 08/2019 për Këshillin Profesional të Standardizimit, obligohet të mbaj takime të Këshillit dy herë në vit, për diskutim të Programit të Punës për 6 mujorin e parë dhe të dytë. 

 


Këtë tetor u realizua takimi i dytë i këtij viti, takim i cili ishte planifikuar në fillim të korrikut, ndërsa pandemia kushtëzoi që takimi të shtyhej deri më 14 tetor, kur edhe manifestohet Dita Botërore e Standardeve. 

 

KPS realizon takimin me gati gjithë përbërjen aktuale, dhe mbesin edhe dy takime deri në përfundim të mandatit të tij. 

 

Takimin e hapi Kryetari i KPS Butrint Batalli, një fjalë përshëndetëse pjesëmarrësve ua drejtoi Zëvendës Ministri Nexhat Ramadani, kurse Programin e Punës dhe Raportin mbi arritjet e AKS i paraqitën Hafiz Gara dhe Bujar Istogu. 

 

Në takim u miratua Programi i Punës dhe u sollën ide për aktivitete të reja. Prania e Zëvendës Ministrit Ramadani në këtë takim, hapi mundësi për diskutime shtesë, dhe debate që dilnin nga qëllimi bosht i standardizimit, por që ishin me interes për administratën shtetërore. 

 


Në kushtet normale të funksionimit të institucioneve, takimi i radhës i KPS duhet të mbahet në Janar 2021.

14 Oct 2020