Lajm
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
19 Sep 2024
17 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-13 i AKS “ KT. për Miniera dhe Minerale ”
- Më datë 29 qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt takimi i V-të i KT. për Miniera dhe Minerale. Takimi u zhvillua nën drejtimin e Kryetarit të KT.MM-së, z. Bashkim Pllana (Sektori për standarde teknike)- MZHE, z.Naim Mahmutaj - Kosova-Lab sh.a,(I cili zëvendësoj z. Adriatik Vishaj), znj.Selvie Mekaj-Kadriu - Instituti INKOS sh.a, znj. Enise Mulliqi- KPMM, z. Esad Behrami - UP-FSHMN/DK, nga AKS mori pjesë Sekretari i KT-13 Zijadin Ismajli.
Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 8 standardeve evropiane (EN) që lidhen me fushën për Miniera dhe Minerale si dhe zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit të ri të KTMM-së, ku u votua unanimisht që Kryetar i ri i KTMM-së të zgjidhet z.Esad Behrami, ndërsa Nënkryetare znj.Enise Mulliqi.
Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit i të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për më tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do të gjeni Komitetin Teknik - 13. 29 Jun 2020 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural