Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-6 i AKS “ KT. për Metrologji “ Më datë 26.06.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e IX e Komitetit Teknik për Metrologji. Në takim pjesëmarrës ishin z.AgimXhurraj - Agjencia e Metrologjisë së Kosovës/MTI; znj. Ardiana Shala-Krrabaj - Drejtoria e Akreditimit/MTI; znj.Valerjana Bruçi - DRSHM/MTI ; Raif Bytyqi - INSTITUTI INKOS.SH.A. Ismail Mustafa – ISKAM, nuk kemi mundur vëmë kontakte. Nga AKS morën pjesë sekretaria e KT-6 Albina Jashanica. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 19 standardeve Evropiane (EN) që lidhen me fushën e Metrologjisë. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve te interesit duke ju referuar standardeve te reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 6. 26 Jun 2020 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural