Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-15 i AKS “ KT. për Mjedis ”

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-15 i AKS “ KT. për Mjedis ”

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-15 i AKS “ KT. për Mjedis ”


Më datë 18.06.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e shtatë e Komitetit Teknik  për Mjedis, nën drejtimin e Kryetarit të KT, Tafë Veseli - MMPH-AMK, Merita Fetahu - Departamenti i Tregtisë/MTI,  Nystret Avdullahu - Instituti INKOS; Filloreta Berisha - MMPH-AMK-Vëzhguese. Antigona Dervishaj-Ukëhaxhaj dhe Agron Veliu kanë njoftuar se  pranuan materialin e KTMJ, si dhe njoftuan se nuk mund të ishin pjesë në këtë takim ku njoftuan  që janë PRO shpalljes në diskutim publik të standardeve në proces.


Nga AKS morën pjesë; sekretaria e KT-15 Albina Jashanica.


Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 24 standardeve Evropiane (EN) që lidhen me fushën e Mjedisit. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve te interesit duke ju referuar standardeve te reja nga CEN, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.


Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.

 

18 Jun 2020