Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT - 11 i AKS, KT. për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT - 11 i AKS, KT. për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion

Mblidhet Komiteti Teknik, KT- 11 i AKS, KT. për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion


Më datë 19 tetor 2020, në Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e VI e Komitetit Teknik nr. XI e KT. për Lodra  Pajisje Sportive dhe Rekreacion, nën drejtimin e Kryetarit të KT z.Enver Tahiraj - MKRS -Departamenti i sportit; znj.Lumturije Geci - MTI/Departamenti i Turizmit;z. Fatmir Godeni-N.T. “Sporting” 


Nga AKS morën pjesë; Sekretari  i  KT-11, për , Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion z. Avdullah Kryeziu,


Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishe adoptimi i 25 standardeve evropiane (EN ISO)  dhe 2 (dy) standardeve me bazë (EN), gjithsej 27 standarde që lidhen me fushën  e produkteve për, Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion.

Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga (EN ISO) dhe  (EN) që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit.


Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.


Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik-11 për  Pajisje Sportive dhe Rekreacion.

 

19 Oct 2020