Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-9 i AKS “ KT. për Përpunimin e Drurit ” Më datë 18 qershor 2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt takimi i 10-të i KT. për Përpunimin e Drurit, nën drejtimin e Nënkryetarit të KT.PD-së, znj.Arieta Vula - Executive Director – SHPDK, Sheqer Ukaj - Elnor Furniture, Bekim Topalli - MBPZHR/Agjencioni Pyjor i Kosovës, Ilir Kryeziu dhe Burim Meqa - KWE. Nga AKS mori pjesë Sekretari i KT-9 Zijadin Ismajli . Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 9 standardeve evropiane (EN) që lidhen me fushën për Përpunimin e Drurit. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim tekstit. Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 9. 18 Jun 2020 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural