Lajm
![]() 20 Jun 2022
17 Jun 2022
14 Jun 2022
19 May 2022
10 May 2022
26 Apr 2022
Poll
|
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-19 i AKS “ KT. për Eurokode të Strukturave”
![]() Me datë 29.09.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik nr. 19, KT. për Eurokode të Strukturave, nën drejtimin e Kryetarit të KT.ES, Arben Ajazi nga Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim (MMPH). Të pranishëm ishin edhe Armend Mujaj nga “ASM Studio” SHPK; Arton Qorri nga “Alfa-Product” SHPK; Doruntina Shala-Hoxha nga Divizioni i Infrastrukturës së Cilësisë/MTI; Kadri Morina nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës/UP; Merita Behluli nga “MStudio”; dhe Bujar Istogu nga Agjencia Kosovare për Standardizim/MTI. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhje ishte shqyrtimi/adoptimi i 14 standardeve evropiane që lidhen me fushën e betonit, çelikut, ngarkesave nga dëbora, etj. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve te reja nga CEN, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit. Të gjithë anëtarët e komitetit teknik për eurokode pas shqyrtimit të listës me 14 standarde ishin pro adoptimit të këtyre standardeve. Pati diskutime në lidhje me hartimin e anekseve kombëtare, korrektësinë e përkthimit të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë profesionistët e fushës. Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ndërtim dhe ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik 19.
29 Sep 2020 |
Agjencia për Pronësi Industriale
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural