Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-4 i AKS për Transport dhe Shërbime Postare.

Shtëpi » Lajm »
Mblidhet Komiteti Teknik, KT-4 i AKS për Transport dhe Shërbime Postare.

Mblidhet Komiteti Teknik, KT-4 i AKS për Transport dhe Shërbime Postare  


Më datë 25.06.2020, në zyrën e Agjencisë Kosovare për Standardizim u mbajt mbledhja e XI e Komitetit Teknik për Transport dhe Shërbime Postare, nën drejtimin e Kryetarit të KT-së z.  Musli Bajraktari - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike/UP; z. Kreshnik Rugova-KIESA/MTI; z. Muhamed Krasniqi -Kolegji Tempulli; z. Bujar Istogu-AKS. 

Burim Krasniqi-  informon se nuk mund të jete prezent për shkak të angazhimeve që kishte me dt.25.06.2020. Nevruz Kuqi dhe Nazim Rrahimi  kanë njoftuar se kanë pranuar materialin e KT.TSHP, por për shkak të angazhimeve tjera nuk mund të jenë prezent në takim por votojnë PRO kësaj liste me standarde të cilat do jenë në diskutim publik.

Nga AKS morën pjesë; sekretaria e  KT-4 znj. Albina Jashanica.


Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 15 standardeve Evropiane (EN) që lidhen me fushën e Transportit dhe Shërbimeve Postare. Përzgjedhja e standardeve është bërë nga AKS dhe nga kërkesat e palëve të interesit duke ju referuar standardeve të reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde Kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.


Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të gjitha palëve të interesuara për përdorimin e standardeve Kosovare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm, etj.


Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Kosovare online, ku do te gjeni Komitetin Teknik - 4.

25 Jun 2020