Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Standardizim   

prSK SSH/EN/ISO 19085-3:2025

Faza: 10 - Proposal stage
Filloj: 2025-05-16
Mbaroj: 2025-05-16

Standardet ndërkombëtare që kanë lidhje
This standard is identical to: prEN ISO 19085-3 CEN/TC 142
This standard is identical to: ISO/DIS 19085-3 ISO/TC 39/SC 4
This standard is identical to: SSH EN ISO 19085-3:2021

Titulli Shqip

Makineri për përpunimin e drurit – Siguria – Pjesa 3: Makineri shpuese dhe frezuese me kontroll numerik (NC/CNC) (ISO 19085-3:2021)

Titulli Anglisht

Woodworking machines - Safety - Part 3: Numerically controlled (NC/CNC) boring and routing machines (ISO 19085-3:2021)

Scope Shqip

Ky dokument përcakton kërkesat dhe masat e sigurisë për makinerit e shpimit me kontroll numerik (CN/CNC), makinerit e frezimit CN/CNC dhe makinerit e shpimit dhe frezimit CN/CNC (siç janë përcaktuar në pikën 3.2, 3.3 dhe 3.4), të cilat janë të afta për përdorim në prodhim të vazhdueshëm, dhe që do të quhen "makineri". Ky dokument trajton të gjitha rrezikshmëritë, situatat dhe ngjarjet e rrezikshme të rëndësishme, të renditura në Aneksin A, të aplikueshme për makinerit kur ato përdoren, rregullohen dhe mirëmbahen siç është parashikuar dhe në kushtet e parashikuara nga prodhuesi, përfshirë keqpërdorimin që mund të pritet në mënyrë të arsyeshme. Janë marrë parasysh edhe fazat e transportit, montimit, çmontimit, çaktivizimit dhe shkatërrimit. Ky dokument është gjithashtu i aplikueshëm për makinerit e pajisura me një ose më shumë nga këto pajisje/njesi pune shtesë, për të cilat janë trajtuar rrezikshmëritë: — njësitë shtesë për prerje, lustrim, montim ose shufra lidhëse druri; — mbështetje fikse ose lëvizëse për pjesë pune; — mbërthim të pjesëve pune mekanik, pneumatik, hidraulik ose me vakum; — pajisje për ndryshim automatik të veglave. Ai është gjithashtu i aplikueshëm për makinerit e pajisura me pajisje për mbështjelljen e skajeve, edhe nëse rrezikshmëritë specifike përkatëse nuk janë trajtuar. SHENIM: Për vlerësimin e rrezikut që kërkohet për pajisjet e mbështjelljes së skajeve, ISO 19085-17 mund të jetë i dobishëm. Makinerit që mbulohen nga ky dokument janë të projektuara për punë me pjesë të përbëra nga: — druri i ngurtë; — materiale me karakteristika fizike të ngjashme me drurin (shih ISO 19085-1:2021, 3.2); — pllaka gipso, pllaka fibra gipso të lidhura, karton; — pllaka minerale të projektuara me matricë, pllaka silikati; — materiale kompozite me bërthamë të përbërë nga poliuretani ose materiale minerale të laminuara me aliazh të lehtë; — materiale kompozite me matricë polimere dhe materiale të forcuara termoplastike/termoset/elastomere; — profile aliazh të lehta alumini; — pllaka aliazh të lehta alumini me trashësi maksimale prej 10 mm; — pllaka kompozite të bëra nga materialet e lartpërmendura. Ky dokument nuk trajton rrezikshmëritë specifike lidhur me: — përdorimin e rrotave të gërryerjes; — nxjerrja e materialeve përmes hapësirave të mbrojtura me perde në makineri ku hapësira mbrojtëse është më e lartë se 700 mm nga mbështetja e punës.; — nxjerrjen për shkak të dështimit të veglave për frezim me një diametër prerës të barabartë ose më të madh se 16 mm dhe veglave për prerje që nuk përputhen me EN 847-1:2017 dhe EN 847-2:2017; — kombinimi i përdorimit të një makinerie të vetme me makineri të tjera (si pjesë e një linje); — sistemet e integruara për ngarkim/zhveshje të pjesëve të punës (p.sh., robotët). Ky dokument nuk është i aplikueshëm për: — makinerit e gdhendjes me një bosht (spindle), të ushqyera manualisht ose të ushqyera automatikisht; — makineri të projektuara për përdorim në atmosferë të mundshme shpërthyese; — makinat e prodhuara përpara botimit të tij.

Scope Anglisht

Asnjë informacion i shtuar.

Komitetet Teknike


ICS


Direktivë


Veprim Kombëtar

Asnjë informacion i shtuar.

Dokumentët që kanë lidhje

Ju duhet të jenë anëtarë të komitetit teknik që të keni akses në dokumentet e projektit. Nëse ju jeni një anëtarë të këtij komiteti teknik që ju duhet të identifikoheni për të parë dokumentet.

Llogaria ime