Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Dita botërore e standardeve

Shtëpi » Lajm »
Dita botërore e standardeve

Agjencia Kosovare e Standardeve (AKS) tashmë e ka bërë festë të përvitshme ‘Ditën botërore të standardeve’, ditë e cila festohet në forma të ndryshme anekënd globit nga organizmat nacional të standardizimit.

Më 16 tetor 2012 është realizuar manifestimi i katërtë kosovar i kësaj dite të rëndësishme për standardizimin global, hapjen e të cilit e bëri Zv/Ministri I MTI Cuned Ustaibo, për tu vazhduar më tutje me prezantime me interes për auditorin e pranishëm. Pjesëmarrës të këtij celebrimi ishin bizneset kosovare, anëtarët e KT dhe KPS, si dhe ekspert të ndryshëm standardizimi.

Agjenda e takimit të sivjetmë përmbante prezantimet tematike mbi ruajtjen e ambientit, rëndësinë e standardeve në akreditim, certifikim, industri ushqimore etj. Ky takim festiv u përcoll me shpërndarjen e ‘Katalogut të standardeve 2012’, përgatitur nga AKS. Takimit i dhanë një rëndësi edhe mediet kosovare si RTK dhe Klan.

Kjo festë lidhet me themelimin e Organizatës botërore të standardizimit ISO në vitin 1946, dhe manifestohet nga standardizuesit e vendeve të ndryshme.

16 Oct 2012