
| 
        
                
         Lajm  
        ![]() 31 Oct 2024 
        	                    
            22 Oct 2024 
        	                    
            03 Oct 2024 
        	                    
            27 Sep 2024 
        	                    
            26 Sep 2024 
        	                    
            20 Sep 2024 
        	                Poll 
        
        
         | 
        
		  	
		  
  		  	
           
Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) sipas Ligjit për standardizim obligohet të thërras çdo gjashtë muaj Këshillin Profesional të Standardizimit (KPS) për miratimin e programit të punës së agjencisë. Në takimin e kaluar, anëtarët e KPS-së ishin akorduar që takimi i radhës të mbahet në mes të janarit, kështu që takimi u realizua më 18 janar në ambientet e MTI-së. Kryetari i KPS-së, Ismail Gojani hapi takimin në të cilin ishte planifikuar zgjedhja e kryetarit të ri të KPS, në pajtim me rregullat evropiane të standardizimit dhe Rregulloren e KPS-së, miratuar nga vetë Këshilli në dy takimet e para. Anëtarët e Këshillit insistuan për rizgjedhje të kryetarit aktual (edhe një mandat të ri), por z. Gojani ishte këmbëngulës në dorëheqjen e tij, të cilën e kishte paraqitur në AKS javë më parë, me arsyetimin në moshën e tij dhe obligimet familjare. Propozimit të përfaqësuesit të konsumatorit, Izer Arifit, për anëtarin e KPS-së, Sabit Restelica për drejtimin e Këshillit gjatë trevjeçarit të ardhshëm e mbështetën të gjithë të pranishmit, kështu që z. Restelica u zgjodh kryetar i ri i KPS-së. Takimi i tetë i KPS-së: -Miratoi listën e standardeve të reja të identifikuara nga AKS-ja, për procedim gjatë vitit kalendarik 2012. U kërkua që të plotësohen shifrat me tekstin e standardit përkatës. -Kërkoi themelim të KT-ve të reja në fushën e ambientit, shërbimeve dhe materieve toksikologjike. -Vendosi për takimin e radhës të mbahet në mesin e qershorit. -Udhëzimi administrativ që e rregullon punën e KPS-së, që ndodhet në fazën finale, u ishte dërguar anëtarëve me ftesën për takim. Nuk pati vërejtje as komente mbi këtë dokument nënligjor. 18 Jan 2012  | 
      
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

 
            
        
 