Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kremtoi të enjten 10 vjetorin e themelimit të saj. Ilir Salihu, këshilltar i Lartë i Ministres së MTI-së, falënderoi të pranishmit në emër të Ministres Hykmete Bajrami. Ai theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka një përgjegjësi të madhe për sa i përket infrastrukturës së cilësisë, duke iu referuar faktit se kjo Ministri në strukturën e saj ka disa Agjenci të cilat janë në shërbim të bizneseve dhe të ekonomisë së vendit dhe se qëllimi i MTI-së është që këto agjenci të strukturohen dhe profesionalizohen çdo ditë e më shumë. “Sot ne po shënojmë një përvjetor të rëndësishëm të themelimit të Agjencisë Kosovare për Standardizim, si institucioni i vetëm përgjegjës për zhvillimin e standardeve për ekonominë e vendit”, tha këshilltari Ilir Salihu, duke shtuar se kjo Agjenci, është një ndër shtyllat themelore të infrastrukturës së cilësisë dhe se standardet janë bazament i akreditimit, metrologjisë, certifikimit dhe mbikëqyrjes së tregut. Salihu me tej shtoi se në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian dhe për plotësim të detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Standardizim dhe Asociim, që pritet të ratifikohet gjatë këtij viti, MTI po i jep prioritet të veçantë ngritjes së infrastrukturës së cilësisë mbi baza të shëndosha, e që rezultatet e të gjitha shtyllave të kësaj infrastrukture të jenë të pranuara në rajon dhe në Bashkimin Evropian. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes trupave të saj dhe grupeve profesionale po e bën transpozimin e Direktivave evropiane, një pjesë e madhe e të cilave është obligim i kësaj Ministrie. Ky proces shërbehet me standardet kosovare SK, të cilat janë adoptuar si standarde nacionale”, tha Salihu, duke shtuar se ky 10-vjetor e gjen Kosovën me 7,500 standarde të miratuara si standarde kosovare SK. 30 Apr 2015 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural