Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Maqedonisë në fushën e standardizimitNë Hotel 'Victory', në Prishtinë, u nënshkruan Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë së Kosovës për Standardizim (AKS) dhe Institutit të Maqedonisë për Standardizim (ISRM). Dy organizmat homologë ishin dakorduar më herët që të ngritin bashkëpunimin në nivel më të lartë duke e finalizuar me një Marrëveshje të tillë. Kjo u realizua pikërisht në Ditën Botërore të Standardeve, kur standardizuesit anekënd globit festojnë. Nënshkrimi i këtij Memorandumi ishte realizuar me rastin e vizitës së delegacionit të lartë maqedon, që kryesohej ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini, ndërsa të pranishëm në këtë celebrim ishin edhe homologët kosovarë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MTI-së ,Mimoza Kusari Lila, si dhe ministri i MZHE-së, Besim Beqaj. Presidenti i Këshillit Profesional të ISRM, Dr.primarius, Kiro Salvani kishte përfaqësuar standardizimin maqedon në këtë akt celebrimi, ndërsa për AKS kishte firmosur kryeshefi i Agjencisë Hafiz Gara. Memorandumi i mirëkuptimin është një dokument i formës së hapur, në të cilin mund të lidhen shumë marrëveshje teknike për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha specifike të standardizimit. AKS-ja më herët kishte realizuar një memorandum mirëkuptimi dhe marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit (DPS) në Tiranë. 14 Oct 2011 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural