Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Dita Botërore e Standardizimit në Prishtinë dhe Tiranë

Shtëpi » Lajm »
Dita Botërore e Standardizimit në Prishtinë dhe Tiranë

Në Kosovë për herë të gjashtë u festua ‘Dita botërore e standardeve’ si përvjetor i themelimit të ISO-së. Më 14 tetor në Grand Hotel ishin ftuar, përfaqësues biznesesh, anëtar komitetesh teknike, bashkëpunëtorë të Infrastrukturës së cilësisë etj, për të marrë pjesë në këtë Manifestin të organizuar nga AKS-ja. Fjalën e hapjes së manifestimit e pati Ministri në detyrë Avni Kastrati, ndërsa një fjalë përshëndetjeje u adresua edhe nga Kryeshefi ekzekutiv i AKS, Hafiz Gara.

Manifestimin e kompletuan prezantimet e Bujar Istogut - arritjet e standardizimit kosovar, Edmond Hajrizi - standardet mundësi e njëjtë për të gjithë, Sadullah Avdiu - standardet  dhe implementimi i tyre, si dhe prezantimi i drejtuesit të projektit të qarkullimit të lirë të mallrave - standardet në funksion të qarkullimit të lirë.

Në Tiranë, gjithashtu u kremtua dita e themelimit të ISO-së, ku mori pjesë edhe një Delegacion kosovar, në përbërje Hetem Geci, Hafiz Gara dhe Muhamet Rudari.

 Manifestimi Tiranas u realizua më 17 tetor në hotel Tirana, në të cilin u prezantuan shembuj suksesi në ekonominë shqiptare, fal implementimit të standardeve. AKS-ja paraqiti arritjet e veta në standardizim, bashkëpunimin rajonal dhe në mënyrë të veçantë relacionin AKS-DPS. Ky takim pati numër më të vogël pjesëmarrësish, ndërsa Zëvendësministrja Brulida Paskali përshkroi hollësisht rëndësinë e standardeve dhe nivelin e Infrastrukturës së cilësisë në përgjithësi.

Delegacioni i AKS-së këtë udhëtim e shfrytëzoi edhe për takim pune ne DPS, me ç’rast u sheshuan disa ngecje në të dyja anët e kufirit, në fushat me interes të përbashkët.

14 Oct 2014