Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Agjencia Kosovare e Standardeve, në planin e saj dinamik ka edhe promovimin e standardizimit dhe fushave që ndërlidhen me standardet. Në bashkëpunim me Divizionin e Infrastrukturës së Cilësisë, është organizuar konferenca e dytë e këtij viti në Ferizaj, e cila rezultoi me një audiencë pro aktive, dhe shkoqitje të shumë dilemave te bizneset e pranishme. Takimin e moderoi Astrit Hasani, Shef i Divizionit të IC-së në MTI, fjalën e hapjes Muharrem Sfarqa ndërsa një fjalë përshëndetëse të pranishmëve ua adresoi Zëvendësministri i MTI-së Avni Kastrati. Për të ofruar më shumë informacion për të ftuarit, Agjenda e takimit ishte draftuar me prezantime nga standardizimi, metrologjia, akreditimi, vlerësimi i konformitetit, mbrojtja e konsumatorit, dhe inspektorati i tregut. Çështja e rregullimit të tregut dhe mbikëqyrjes së tij ishte tema që zgjoi më së tepërmi debat tek të pranishmit, kështu që përfaqësuesi i Inspektoratit të MTI-së ia doli me sukses të sqaroi gjendjen e tanishme të Inspektoratit qendror dhe atij lokal. Strukturimi i ri qeveritar do të ndërlidh këto nivele në formë funksionale, duke raportuar te drejtuesi i Inspektoratit qendror. Metrologjinë kosovare e prezantoi Drejtori i përgjithshëm Blerim Sokoli, ndërsa akreditimin Osman Hajdini. Standardet në shërbim të të gjitha shtyllave të IC-së dhe bizneseve kosovare, ishin fushë me interes për të pranishmit, të cilët tashmë kishin informacion. 05 May 2014 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural