Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Në aktivitetet e muajit të Mbrojtjes së konsumatorit, katër shtylla të Infrastrukturës së cilësisë organizuan tryezë të përbashkët promovuese, ku bizneset dhe konsumatorët gjakovarë u informuan për rëndësinë e standardizimit, metrologjisë, akreditimit dhe mbikëqyrjes së tregut (inspektoratit) organizma këta që funksionojnë Brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Hafiz Gara, Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë Kosovare të Standardizimit, brenda MTI-së prezantoi rreth aktiviteteve të kryera deri më tani në kuadër të kësaj agjencie, ku u përmend rëndësia e standardeve për bizneset vendore e cila rritë konkurueshmërinë e bizneseve në nivel ndërkombëtar. Më tutje, drejtues të shtyllave tjera të IC-së kosovare prezantuan punën e tyre. Selatin Kaqaniku iu referua prezantimit të AKS, dhe shtjelloi edhe më thellë pozicionin e konsumatorit në raport me standardizimin. Ai u dakordua që standardet evropiane dhe ndërkombëtare të miratuara si standarde kosovare janë në funksion të mbrojtjes së konsumatorit. Standardet, gjithashtu janë mjete të fuqishme për pushtim tregjesh me cilësi të produkteve dhe shërbimeve. Takimin e përshëndeti edhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, dhe uroi që IC-ja kosovare të përmbush edhe më tepër kërkesat e kohës, në shërbim të mbrojtjes së konsumatorit, dhe në funksion të një rritje ekonomike të vendit. 31 Mar 2014 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural