Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Sot, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi, ndërmjet Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) dhe Institutit Turk të Standardizimit (TSE). Iniciativa për hapje të bashkëpunimit mes standardizimit të dy vendeve doli nga një takim i mëhershëm i përfaqësuesve të TSE në Kosovë, kur turqit kishin shprehur gatishmërinë ta ndihmojnë standardizimin kosovar, në zhvillimin e strukturave që ndërlidhen me standardet, siç janë vlerësimi i konformitetit, certifikimi etj. Memorandumin e Mirëkuptimit, në lokalet e MTI, në prani të medieve, për palën turke e nënshkroi Hulusi Senturk, president i TSE, ndërsa për palën kosovare e nënshkroi Hafiz Gara, Kryeshef i AKS-së.
Në këtë takim morën pjesë edhe këshilltarë të Kabinetit të Ministrit, drejtorë të agjencive të MTI-së, përfaqësues mediash etj 04 Feb 2014 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural