Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë.

Shtëpi » Lajm »
Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë.
Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë
 
Më datë 12/09/2024, Agjencia Kosovare për Standardizim organizoi një takim të Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë. Takimi u drejtua nga Kryetari i KT.SMC , z. Edmond Hajrizi, dhe nga stafi i Agjencisë Kosovare të Standardizimit znj. Besa Berisha dhe znj. Vjollca Havolli.
 
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i standardit european EN ISO 9001:2015.
 
Gjatë shqyrtimit, u dhanë komentet e KT.SMC dhe diskutimet u përqendruan në rritjen e vetëdijesimit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e menaxhimit të cilësisë, dhe rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet e fushës përkatëse.

 

12 Sep 2024