Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komitetit Teknik për Ndërtim

Shtëpi » Lajm »
Komitetit Teknik për Ndërtim
Komitetit Teknik për Ndërtim.
 
Më datë 06/09/2024, Agjencia Kosovare për Standardizim organizoi një takim të Komitetit Teknik për Ndërtim. Takimi u drejtua nga Kryetari i KT-1, z. Naser Kabashi, dhe nga stafi i Agjencisë Kosovare të Standardizimit z. Zijadin Ismajli dhe znj. Vjollca Havolli.
 
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i standardit evropian EN 206:2013+A2:2021.
 
Gjatë shqyrtimit, u dhanë komentet e KT.N dhe diskutimet u përqendruan në rritjen e vetëdijesimit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e ndërtimit, dhe rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në ndërtimtari.
 
06 Sep 2024