Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Mundësi e re për Stnadardizimin Kosovar

Shtëpi » Lajm »
Mundësi e re për Stnadardizimin Kosovar

Në takimin e UNECE (United Nations Economic Commission in Europe) në Gjenevë, shefi i Divizionit të Infrastrukturës së cilësisë, Astrit Hasani, kishte shfrytëzuar mundësinë të loboj për infrastrukturën e cilësisë kosovare përgjithësisht, dhe për standardizimin veçanërisht. Ndër premtimet e dhëna atje, një iniciativë u kurorëzua me sukses.

Përfaqësues të standardizimit amerikan ASTM (Shoqata amerikane për testim të materialeve), kishin shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me standardizimin kosovar, me synimin që ta ndihmojnë ekonominë kosovare edhe në lëmine e standardizimit. Kohë më parë SHBA-të kishin hapur tregun e tyre për produktet kosovare, dhe në këtë drejtim standardizimi është fascilitues i pazëvendësueshëm!

Draft-memorandumit të ASTM-së, Agjencia Kosovare e Standardizimit i dha plotësimet e veta, dhe të dyja palët u dakorduan që ta nënshkruajnë këtë MoU, për të institucionalizuar bashkëpunimit zyrtar të dy organizmave homologë.

Për shkak të largësisë gjeografike, e tërë puna për finalizim të MoU u zhvillua në mënyrë elektronike. Një video-konferencë e zhvilluar nga zyrat e DI-së, ndërmjet AKS dhe ASTM mundësoi sqarimin e detajeve të kësaj marrëveshjeje, ndërsa firmosja u bë fillimisht nga presidenti i ASTM në SHBA James A. Thomas, dhe më pastaj nga kryeshefi i AKS-së në Prishtinë z. Hafiz Gara.

Ky Memorandum Bashkëpunimi, i mundëson AKS-së që të procedojë të gjitha standardet ASTM si standarde kosovare (SK) pasi t’i ketë përkthyer në gjuhën shqipe, dhe të furnizojë bizneset me to. Rëndësia e çështjes qëndron në faktin se AKS-ja mund të involvohet në veprimtarinë standardizuese të AKS-së me KT-të e veta, mund të lidhë bazën e të dhënave të AKS-së me atë të ASTM-së për të siguruar transparencë pune, si dhe për standardet e sjella në Kosovë, agjencia jonë nuk paguan ndonjë kompensim. Agjencia obligohet të ruajë autorësinë e standardeve në gjuhën angleze, ndërsa për procedim në gjuhën shqipe, AKS-ja mund të operojë lirisht.

29 Jan 2014