Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Makineri

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Makineri
Komiteti Teknik për Makineri  

Më datë 30/07/2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Makineri, i drejtuar nga Kryetari i Komitetit Teknik, z. Sadullah Avdiu dhe sekretarja e Komiteti Teknik znj.Besa Berisha.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 13 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e makinerisë. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO/IEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e makinerisë, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në fushën e makinerisë, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: 



30 Jul 2024