Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën një hap të madh përpara në përmbushjen e Agjendës Evropiane për Digjitalizim

Shtëpi » Lajm »
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën një hap të madh përpara në përmbushjen e Agjendës Evropiane për Digjitalizim
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën një hap të madh përpara në përmbushjen e Agjendës Evropiane për Digjitalizim! 💿

Agjencia Kosovare e Standardizimit, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka digjitalizuar shërbimin e shitjes së standardeve përmes platformës e-Kosova.

Tani, mund të shkarkoni standardet që ju nevojiten për biznesin tuaj 🌐📈, me vetëm disa klikime në https://ekosova.rks-gov.net    
 ️ Klikoni "Shërbime"
 ️ Zgjidhni "Biznesi" dhe pastaj 
 ️ Klikoni "Aplikimi dhe realizimi i pagesave elektronike për shitjen e standardeve"
Produkte të standardizuara = e ardhme e qëndrueshme & tregje ndërkombëtare! 🌍✨
Investojmë sot, që nesër të përfitojmë të gjithë! 🙌💼
06 Jun 2024