Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (KT-3)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (KT-3)
Komiteti Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (KT-3)

Më datë 19.06.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (KT.SMC) , i drejtuar nga nënkryetari i komitetit i KT. SMC, z. Xhevdet Elezi  dhe Sekretarja Besa Berisha.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 19 standardeve evropiane në sektorin e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë . Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve,  rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net 
20 Jun 2024