Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion (KT-11)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion (KT-11)
Komiteti Teknik për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion (KT-11)

Më datë 12.06.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Lodra, Pajisje Sportive dhe Rekreacion, i drejtuar nga zv.Kryetari i KT.LPSR, z. Besar Kasumi dhe Sekretari i Komiteit Teknik z.Mehdi Pllashniku.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 15 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e Lodrave, Pajisje Sportive dhe Rekreacion. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. 

Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Lodrave, Pajisje Sportive dhe Rekreacion, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në fushën e LPSR, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
 
12 Jun 2024