Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë (KT-17)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë (KT-17)
Komiteti Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë (KT-17)

Më datë 10.06.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Metale, Plastikë dhe Elektrikë, i drejtuar nga Kryetari i KT.MPE, z. Bastri Sallahu dhe sekretarja e KT. zonja Albina Jashanica.
 
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 18 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e metaleve, plastikës dhe elektrikes. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë ndryshim tekstit. 

Ndër tjera, diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në sektorin e metaleve, plastikës dhe elektrikes, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në metale, plastikë dhe elektrikë, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
 
10 Jun 2024