Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Ndërtim (KT-1)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Ndërtim (KT-1)
Komiteti Teknik për Ndërtim (KT-1)

Më datë 05.06.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Ndërtim, i drejtuar nga Kryetari i Komiteti Teknik për Ndërtim, z. Naser Kabashi  dhe menaxhuar nga sekretari i Komiteti Teknik z. Zijadin Ismajli.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 73 standardeve evropiane në sektorin e Ndërtimit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e Ndërtimit, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në Ndërtimtarit, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
 
06 Jun 2024