Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Përpunimin e Drurit (KT-9)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Përpunimin e Drurit (KT-9)
Komiteti Teknik për Përpunimin e Drurit (KT-9)

Më datë 15.05.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Përpunimin e Drurit, i drejtuar nga Kryetari i KT.PD z. Agron Bajraktari  dhe Sekretari Zijadin Ismajli.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 11 standardeve evropiane në sektorin e Përpunimit të Drurit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijësimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e përpunimit të drurit, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në përpunimit të drurit, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
 
15 May 2024