Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Turizëm (KT-20)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Turizëm (KT-20)
Komiteti Teknik për Turizëm (KT-20)

Më datë 14.05.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Turizëm, i drejtuar nga Kryetari i KT.T, z. Baki Hoti.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 10 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e turizmit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve si dhe implementimin e tyre në sektorin e turizmit etj.
 
Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net. 
 
14 May 2024