Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Elektroteknikë (KT-5)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Elektroteknikë (KT-5)
Komiteti Teknik për Elektroteknikë (KT-5)

Më datë 25.01.2024, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Elektroteknikë, i drejtuar nga Kryetari i KT.E, z. Nebi Caka dhe sekretarja Qefsere Ajeti.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi i 255 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e elektroteknikës. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN/CENELEC dhe ISO/IEC të direktivës LVD, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim të tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e elektroteknikës etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
25 Jan 2024