Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Thirrje publike për aplikim të ekspertëve në komitete teknike

Shtëpi » Lajm »
Thirrje publike për aplikim të ekspertëve në komitete teknike
Thirrje publike për aplikim të ekspertëve në komitete teknike
 

Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), bënë thirrje publike për të gjithë të interesuarit të cilët në baza vullnetare mund të japin kontribut profesional në hartimin dhe zhvillimin e standardeve nëpërmjet komiteteve teknike.
 
Komitetet Teknike (KT) janë grupe ekspertësh që nuk bëjnë pjesë në strukturat e brendshme të AKS, por që angazhohen në fusha të caktuara të standardizimit.
 
 
 

1.  Për të aplikuar duhet dorëzuar:
1.1. CV;
1.2. Diplomë universitare;
1.3. Njohuri të përgjithshme në standardizim (e preferuar);
1.4. Shkathtësi organizative në grupet punuese (e preferuar);
1.5. Njohuri dhe përvojë pune në sektorin përkatës.

Paraqitja e kërkesave

Aplikimi mund të bëhet në e-mail adresën: aksinfo@rks-gov.net ose formulari i plotësuar mund të dorëzohet në Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS), çdo ditë pune nga ora 8:00 - 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038/512-814. 
“AKS, ofron mundësi të barabarta për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

Kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen, ndërsa afati i aplikimit mbetet i hapur gjatë gjithë vitit 2024.
 
10 Jan 2024