Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Takohen dy delegacionet e Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS).

Shtëpi » Lajm »
Takohen dy delegacionet e Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS).
Me datë 13-14.09.2023 në Tiranë, takohen dy delegacionet e Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) me qëllim vazhdimin, thellimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë mes dy institucioneve homologe.

Takimet ndër tjera kanë qenë në frymën e koordinimit në kuptim të: kornizës ligjore; strategjive të standardizimit; rregullores 1025/2012; komiteteve teknike; programit të punës për standardizimin; adoptimin, mirëmbajtjen dhe updatat e standardeve; standardet referencë në rregulloret teknike; aktivitetet promovuese; të tjera.
 
14 Sep 2023