Lajm
![]() 14 Sep 2023
13 Sep 2023
12 Sep 2023
11 Sep 2023
06 Sep 2023
03 Jul 2023
Poll
|
![]() Komiteti Teknik për Transport dhe Shërbime Postare (KT-4) Më datë 29.05.2023, në Agjencinë Kosovare për Standardizim është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Transport dhe Shërbime Postare, i drejtuar nga kryetari i KT.TSHP, z. Musli Bajraktari dhe sekretarja Albina Jashanica. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 48 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e transportit dhe shërbimeve postare. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e transportit dhe shërbimeve postare, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në transport dhe shërbime postare, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net 29 May 2023 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural