Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit (KT-2)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit (KT-2)
 Komiteti Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit (KT-2)

Më datë 24.05.2023, në Agjencinë Kosovare për Standardizim është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Derivate të Naftës dhe Gazit, i drejtuar nga kryetari i KT.DNG, z. Esat Gjakova dhe sekretari Xajë Rraci.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 18 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e derivateve të naftës dhe gazit. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e derivateve të naftës dhe gazi, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në derivate të naftës dhe gazit, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
24 May 2023