Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Elektroteknikë (KT-5)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Elektroteknikë (KT-5)
Komiteti Teknik për Elektroteknikë (KT-5)

Më datë 17.05.2023, në Agjencinë Kosovare për Standardizim është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Elektroteknikë, i drejtuar nga kryetari i KT.E, z. Nebi Caka dhe sekretarja Qefsere Ajeti.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 17 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e elektroteknikës. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e elektroteknikës, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në elektroteknikë, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
 
17 May 2023