Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Komiteti Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale (KT-16)

Shtëpi » Lajm »
Komiteti Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale (KT-16)
Komiteti Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale (KT-16)

Më datë 10.05.2023, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Pajisje Mbrojtëse Personale, i drejtuar nga kryetari i KT.PMP, z. Naser Lajçi dhe sekretari Zijadin Ismajli.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 11 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e pajisjeve mbrojtëse personale. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e pajisjeve mbrojtëse personale, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në pajisje mbrojtëse personale, etj.

Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net
 
10 May 2023