Republika e Kosovës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

AKS mbanë sesion informativ për studentët e Akademisë Tempulli, me temën: “Standardizimi, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor bazuar në SK ISO 39001”

Shtëpi » Lajm »
AKS mbanë sesion informativ për studentët e Akademisë Tempulli, me temën: “Standardizimi, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor bazuar në SK ISO 39001”
Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS), me datën 04.05.2023 në zyrat e saja, mbanë sesion informativ për studentët e Akademisë Tempulli, me temën: “Standardizimi, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor bazuar në SK ISO 39001”.

Ky standard ndërkombëtar ISO, i adoptuar si standard kosovar SK ofron kërkesa për sistemin e menaxhimit të sigurisë së trafikut rrugor për t'i mundësuar një organizate që ndër vepron me sistemin e trafikut rrugor, zvogëlimin e numrit të vdekjeve dhe lëndimeve serioze që lidhen me aksidentet e trafikut rrugor.
 
Standardi SK ISO 39001, është i aplikueshëm për çdo organizatë, pa marrë parasysh tipin, madhësinë dhe shërbimin ose produktin e ofruar, me qëllim të: përmirësimit të performances së sigurisë së trafikut rrugor; themelimit, implementimit, mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sistemit menaxhues të sigurisë së trafikut rrugor; dhe konformitetit me politikën e sigurisë së trafikut rrugor.
 
04 May 2023