Lajm
31 Oct 2024
22 Oct 2024
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
Poll
|
Komiteti Teknik për Metrologji (KT-6) Më datë 03.05.2023, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Metrologji, i drejtuar nga nënkryetarja e KT.M, znj. Ardiana Shala-Krrabaj dhe sekretarja Albina Jashanica. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 12 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e metrologjisë. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e metrologjisë, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në metrologji, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net 03 May 2023 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural