Lajm
03 Oct 2024
27 Sep 2024
26 Sep 2024
20 Sep 2024
19 Sep 2024
17 Sep 2024
Poll
|
Komiteti Teknik për Tekstil dhe Lëkurë Këpucë (KT-14) Më datë 02.05.2023, në Agjencinë Kosovare për Standardizim, është mbajtur takimi i Komitetit Teknik për Tekstil dhe Lëkurë Këpucë, i drejtuar nga Kryetari i KT.TLK, z. Naim Hoxha dhe sekretari Xajë Rraci. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shqyrtimi/adoptimi i 10 standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin e tekstilit dhe lëkurë këpucëve. Identifikimi i standardeve është bërë nga kërkesat e palëve të interesit dhe nga AKS duke ju referuar standardeve më të reja nga CEN dhe ISO, që të adoptohen si standarde kosovare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë modifikim tekstit. Diskutimet e pjesëmarrësve në takim u përqendruan edhe në rritjen e vetëdijesimit të të gjitha palëve të interesit për zbatimin e standardeve, implementimin e tyre në sektorin e tekstilit dhe lëkurë këpucëve, rritjen e numrit të standardeve të zbatuara nga subjektet që operojnë në tekstil dhe lëkurë këpucë, etj. Për me tepër informacion rreth këtyre standardeve, apo informacione tjera vizitoni ueb faqen e Agjencisë Kosovare të Standardizimit: https://aks.rks-gov.net 02 May 2023 |
KIESA
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural